Nga prangat te mrekullitë!
Në këtë episod të Kinotekë n’SOL, Marius Dervishi – Zebervoki ndan historinë e tij të jashtëzakonshme: një jetë që përzien uniformën me artin, rrezikun me besimin, dhe realitetin me kinemanë.
Një bisedë e sinqertë, plot emocione, humor dhe reflektime, ku çdo rrëfim tingëllon si skenë filmi – por është e gjitha e vërtetë.
Nga përplasjet në detyrë te filmi “Falli 2”, nga përballja me rrezikun te momentet e besimit, Zebervoki tregon se si arti mund të shpëtojë edhe në ditët më të errëta.