Kinotekë n’Sol

Kinotekë n’Sol është podcast-i që prej vitit 2024 i ka dhënë një frymë ndryshe ekranit dhe faqes së librit. Çdo të mërkurë, në Radio Sol 89.0 FM, radiosol.al, si dhe në YouTube, Spotify dhe Amazon Podcasts, dy moderatorët karizmatikë Egon Loli dhe Vjola Gremi sjellin një udhëtim mes kinemasë dhe letërsisë.

Formati kombinon sugjerime për filma e libra, diskutime të gjalla dhe intervista me të ftuar interesantë — nga personazhe publike e deri te zëra të rinj që vlejnë të dëgjohen. Me çdo sezon, “Kinotekë n’Sol” ka fituar gjithnjë e më shumë publik, duke u shndërruar në një pikëtakimi për dashamirësit e artit dhe kulturës.

Sezoni III
Sezoni II
Sezoni I
  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM