Hapësire reklamuese

Will Smith përjashtohet nga Oscars për 10 vitet e ardhshme .

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në Academy Awards për 10 vitet e ardhshme. Aktori nuk mund të marrë pjesë në çmimet Oscar dhe eventet e tjera të organizuara nga Akademia për një dekadë pasi goditi me shuplakë komedianin e njohur, Chris Rock. Ky njoftimi vjen afro dy javë pasi ai goditi Chris Rock-un në Oscar lidhur me një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Presidenti i organizatës, David Rubin dhe shefi ekzekutiv, Dawn u shprehën për mediat duke thënë se :”Edicioni i 94-të i Oscars ishte menduar të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme e z. Smith në skenë,” tha akademia në një deklaratë.

Akademia kërkoi falje për trajtimin e situatës dhe faktin që lejoi Will Smith të qëndronte në ceremoni dhe të pranonte çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në “King Richard” dhe shprehu gjithashtu “mirënjohje të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme”.

Përmes vendimit të akademisë, Smith-i konsiderohet i papërshtatshëm për nominimet e ardhshme për Oscar. Kjo pasi kodi i brendshëm i sjelljes u jep liri drejtuesve të akademisë për masat disiplinore që mund të ndërmarrin për shkelje të standardeve të grupit. Ato fillojnë nga një qortim i thjeshtë deri te përjashtimi dhe humbja e të drejtës për të marrë çmime Oscar në të ardhmen.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM