Hapësire reklamuese

Vin Diesel shoqëron drejt altarit vajzën e mikut të ndjerë, Paul Walker.

Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Louis Thornton-Allan në Republikën Domenikane gjatë fillimit të muajit.

Lajmin e martesës e bëri të ditur vetë 22-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Meadow, u shoqërua drejt altarit nga një prej miqve më të mirë të të atit, Vin Diesel në mungesë të pranisë së tij. Emocionet e Diesel mund të dalloheshin edhe prej një videoje të shkurtër teksa e përqafon dhe e shoqëron drejt bashkëshortit të saj.

Përveç tij, e pranishme në dasmë ishte dhe një tjetër aktore e famshme e Fast & Furious, Jordana Brewster, një tjetër mikeshë e Paul Walker. 

Vajza e aktorit të ndjerë, ka treguar për mediat se planet e dasmës së saj paten një ndryshim si shkak i pandemisë, pasi familja e partnerit s’mundi të ishte e pranishme.

Festa u organizua në mënyrë tepër private, ndërsa të ftuarit u siguruan ta shijonin gjer në fund në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: duke kërcyer zbathur në rërë dhe duke shijuar fishekzjarret në mbylljen e mbrëmjes.

Çifti zbuloi se u fejuan në gusht të këtij viti, pasi vetë Meadow postoi unazën e fejesës përmes një videoje në Instagram.

Kujtojmë se aktori Paul Walker, vdiq në një aksident fatal me makinë në Kaliforninë Jugore në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare. Ai ndodhej në sediljen e pasagjerit të një Porsche Carrera GT drejtuar nga një partner i ekipit të garave, kur u përplas në një shtyllë ndriçimi dhe shpërtheu në flake.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM