Travis Scott përjashtohet nga “Coachella 2022”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Pasojat e Astroworld duket se po e ndjekin ende reperin Travis Scott. Së fundmi ai ka dhënë intervistën e parë për mediat që pas tragjedisë në Hjuston, ku u shpreh se ai nuk kishte qenë aspak në dijeni të situatës së krijuar gjatë performancës së tij.

Pas koncertit tragjik Travis Scott u akuzua për ndodhinë, duke u paditur më tej nga qindra familjarë të personave të plagosur. Më pas reperi mori përsiper të gjithë shpenzimet e të plagosurve dhe të viktimave, ndonëse shumë prej familjeve refuzuan ofertën e Scott për të paguar shpenzimet e funeralit. Në koncertin ku 10 persona humbën jetën, u zhvillua një peticion ku rreth 60.000 persona nënshkruan firmat e tyre për përjashtimin e reperit nga të gjitha organizimet e GoldenVoice. Kështu u vendos që reperi Travis Scott të përjashtohej edhe nga festivali muzikor Coachella 2022, i cili do të zhvillohet këtë pranverë. Scott, së bashku me Rage Against the Machine dhe Frank Ocean u shpallën për herë të parë si titullarët e “Coachella” në janar të vitit 2020, por festivali është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19. Lajmi se Scott nuk do të jetë më pjesë e linjës së “Coachella 2022” u raportua fillimisht nga KESQ në Palm Springs.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL