Travis Scott lancon dy këngë të reja.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

“Escape Plan” dhe “Mafia” janë këngët e para solo të Scott per këtë vit. Në fillim të këtij viti, ai bëri një remix të këngës virale të Erica Banks “Buss It” dhe iu bashkua Baby Keem për “Durag Activity”, por kënga e tij e fundit si artist kryesor ishte “Franchise” e vitit 2020, me M.IA. dhe Young Thug.

2020 ishte një vit i ngarkuar për Travis Scott. Ai u bashkua me Kid Cudi për një këngë të re të quajtur “The Scotts”, e cila debutoi në një koncert jashtëzakonisht popullor Fortnite. Ai publikoi një këngë me Nav dhe Gunna dhe një tjetër me Migos dhe Young Thug. Ai lancoi gjithashtu këngën e tij “The Plan”.

Scott publikoi albumin e tij të tretë në studio Astroworld në 2018. Ai e mbylli vitin 2019 me përmbledhjen e etiketës Cactus Jack Jackboys.

Siç është raportuar më parë, shfaqja e Scott-it të premten në mbrëmjen e 5 nëntorit në Astroworld do të transmetohet ekskluzivisht në Apple Music. Festivali mban emrin e albumit të tij të tretë dhe më të fundit, Astroworld, i cili u rendit nëvendin e parë në Billboard 200 në vitin 2018.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL