Sipas Consequence, një padi është ngritur në emër të 125 pjesëmarrësve të festivalit të Astroworld, duke përfshirë disa anëtarë të familjes së dhjetë personave të vrarë në turmë. Ata po kërkojnë 750 milionë dollarë dëmshpërblim nga Travis Scott, Drake, promotori Live Nation dhe Apple Music, të cilët transmetuan drejtpërdrejt festivalin.
Lajmin e bëri të ditur avokati i Houston, Tony Buzbee në Instagram, duke thënë se “çdo individ që mori pjesë në atë koncert dhe që pësoi lëndim do të kompensohet në mënyrë të drejtë”. Ai do të përfaqësojë gjithashtu familjen e Axel Acosta, i cili vdiq, si dhe për ata që “pësuan kocka të thyera, gjunjë të përdredhur, apo lëndime ortopedike. Shumë prej tyre kanë lëndime psikologjike.”
Në fillim të këtij muaji, dy pjesëmarrës ngritën padi kundër Scott, Drake dhe Live Nation. Njëri ishte Michael Souza, avokati i të cilit thotë: “Të pandehurit nuk arritën të planifikonin dhe drejtonin siç duhet koncertin në mënyrë të sigurt. Kristian Paredes, gjithashtu pohoi se artistët “nxitën turmën” që çoi në lëndimet e tij.