Travis Scott dhe Drake janë paditur për incidentin masiv të Astroworld Festival që ndodhi gjatë fundjavës dhe la tetë persona të vdekur.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Në festivalin e muzikës Astroworld të Travis Scott ku si pasojë e indicentit të ndodhur humbën jetën tetë njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Sipas raportimeve të mediave, një rritje e turmës shkaktoi panik të gjerë brenda turmës, gjë që bëri që njerëzit të largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe të shkelnin të tjerët.

Pamjet video nga nata tregojnë fansat duke thyer barrierat për të hyrë në shfaqje. Ndërsa të tjera video shfaqin Scott duke performuar pavarësisht lutjeve për ndihmë nga ata në turmë.

Avokati i Teksasit, Thomas J. Henry, ngriti një padi të dielën kundër Travis Scott ose siç quhet në të vërtetë Jacques Bermon Webster dhe Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham.

Thuhet se Henry ngriti padi për klientin e tij, Kristian Paredes, i cili paraqiti ankesën duke kërkuar më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim pasi Drake dhe Scott “nxitën turmën” që e la të plagosur. Henry vuri në dukje se Drake dhe Scott vazhduan të performonin edhe kur automjetet u përpoqën të depërtonin nëpër turmë për të ndihmuar ata që ishin plagosur dhe të tjerët kërkuan që shfaqja të ndalohej. Ai u shpreh se:

Performancat muzikore live kanë për qëllim të frymëzojnë, jo të sjellin tragjedinë. Shumë nga këta pjesëmarrës të koncerteve e prisnin këtë ngjarje për muaj të tërë dhe ata meritonin një mjedis të sigurt në të cilin të argëtoheshin dhe të shijonin mbrëmjen. Në vend të kësaj, nata e tyre ishte një natë me frikë, lëndim dhe vdekje.

Më tej reperi Travis Scott iu përgjigj lajmeve të incidentit edhe në një postim në Instagram ku tha se: “Sinqerisht jam thjesht i shkatërruar. Ne në fakt po punojmë tani për të identifikuar familjet në mënyrë që t’i ndihmojmë ata në këtë kohë të vështirë.”

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL