Këngëtari i hitit “Tears in the Club” duket se zbuloi, se një album i tretë do të pasojë “After Hours” të vitit 2020 dhe vazhdimin e tij “Dawn FM”, i cili u publikua javën e kaluar.
Krahas veprës artistike për LP-në e tij të fundit, e cila tregon një fotografi të tij se si do të jetë kur të arrijë një moshë më të vjetër, The Weeknd emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, u tha 15.4 milionë ndjekësve të tij përmes një statusi në Twitter: “Pyes veten… a e dinit se po përjetoni një trilogji të re?”
The Weekend nuk ka dhënë ende detaje të tjera, të tilla si tre albume që do të përbëjnë trilogjinë. Megjithatë, shumë fansa besojnë se “After Hours” do të përfshihet. Krijuesi i hitit “Blinding Lights” lançoi “Dawn FM” me përvojën globale të transmetimit të drejtpërdrejtë 103.5 Dawn FM në kanalin muzikor Amazon në Twitch dhe aplikacionin Amazon Music.