Hapësire reklamuese

The Weekend publikon albumin e ri këtë të premte.

Pas shumë sukseseve që la pas në vitin 2021, këngëtari The Weekend ka nisur këtë vit me lajme të reja për të gjithë fansat që janë ende në pritje tē projekteve të tij. Mësohet se The Weeknd më në fund do të publikojë albumin e tij të ri të titulluar “Dawn FM” këtë të premte më 7 janar. Lajmin e dha vetë këngëtari përmes një video-je të publikuar në llogarinë e tij në instagram. Në këtë album do të ketë edhe shumë emra të njohur bashkëpunues, ku ndër ta mund të përmendim Quincy Jones, Tyler, The Creator, Lil Wayne, Jim Carrey,etj.

Ky album është albumi i tij i pestë në numër dhe njëkohësisht albumi i parë që pas publikimit të “After Hours” në vitin 2020, këngët e të cilit vazhdojnë ende të kryesojnë top list-at dhe të dëgjohen nga fansat në mbarë botën.

Gjatë kësaj periudhe Weekend publikoi këngë të shumta, remixe, bashkëpunime dhe video, luajti dhe shkroi në serialin e ardhshëm të HBO “The Idol” si dhe kryesoi shfaqjen e “Super Bowl Halftime” 2021. Disa prej këngëve të publikuara gjate kesaj periudhe ishin:  “Take My Breath”, ku më tej vazhdoi me një sërë bashkëpunimesh duke përfshirë “Tears in the Club” , “LA FAMA” me Rosalía dhe “One Right Now” me Post Malone.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM