The Weekend po mendon të ndryshojë emrin e tij artistik në “Abel”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ndryshimi i emrit të artit së fundmi duket se po kthehet në diçka krejt të zakonshme për artistët e huaj. Kujtojmë se vetem pak muaj më parë Kanye West e ndryshoi emrin e tij duke e kthyer ligjërisht në “Ye”. Tashmë pas tij duket se është rradha e The Weekend për të marrë një vendim të tillë.  The Weekend po planifikon që emri i tij i artit të jetë Abel, pikërisht si emri i tij i vërtetë Abel Tesfaye. Në një postim të bërë në twitter ai u shpreh duke thënë se:

“Ju djema jeni qesharak. Ndjej sikur duhet ta ndryshoj emrin tim të skenës në ABEL në këtë pikë lol. Ndoshta do ia këpus edhe unë një ‘YE’ dhe thjesht të ndryshoj ligjërisht emrin tim në ABEL. Nuk ka mbiemër. Si Madonna, Cher ose Princ.”

Pas këtij lajmi nuk mungoi mbështetja nga fansat por edhe ajo e këngëtarit John Legend i cili gjatë kohës kur po bëhej gati të shkonte në ndarjen e çmimeve Grammy të dielën mbrëma, mori një moment nga koha e tij duke mbështetur këtë mendim të The Weekend dhe duke thënë se:”ABEL është super emër”. 

The Weeknd është një ndër artistët më të pëlqyer dhe të suksesshëm kohët e fundit në industrinë muzikore ku së fundmi është vlerësuar me Grammy në kategorinë e performancës më të mirë melodike rap për “Hurricane” në bashkëpunim me Kanye West dhe Lil Baby. Gjithashtu The Weekend ka zbuluar planet për një turne të ardhshëm me reperen e njohur, Doja Cat.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL