Shfaqja MTV Europe Music Awards 2021 po afrohet dhe me artistë të famshëm si Justin Bieber, Doja Cat, Lil Nas X, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi, të nominuar për çmimet kryesore, premton të jetë një ngjarje që kurrsesi nuk duhet humbur.
MTV Europe Music Awards 2021, do të zhvillohet në datën 14 nëntor në Budapest, Hungari. Votimi për këngën më të mirë është i hapur për të gjithë publikun deri në natën e madhe të ndarjes së çmimeve. Ndër të nominuarit këtë vit janë Justin Bieber, i cili kryeson listen i shpallur me 8 nominime si: “Best Artist”, “Best Pop”,”Best Video” për këngën e titulluar Peaches, “Best Collaboration” me The Kid Laroi dhe për çmimin “Biggest Fans.” Dy prej këngeve të Justin Bieber, ajo Peaches dhe Stay, janë nominuar për të njëjtën kategori çmimi si :” The Best Song” .
Pas tij në vend të dytë renditen Doja Cat dhe Lil Nas X, ku secili prej këngëtareve është nominuar 6 herë në kategori të ndryshme. Gjithashtu Olivia Rodrigo, The Kid Laroi dhe Ed Sheeran nuk ngelen pas ku secilil prej tyre është nominuar nga 5 herë .
Në natën e ndarjes së çmimeve, do të performojnë live Maluma, Màneskin dhe Kim Petras. Grupi Italian Màneskin do të performojë për herë të parë në skenën e MTV EMA, ku janë nominuar gjithashtu për çmimet “Best Rock” dhe “Best Group”. Maluma ndryshe nga grupi Italian, ka performuar edhe në ndarjen e çmimeve të vitit të kaluar.
Edhe pse e fundit e jo me më pak rëndësi, Kim Petras pas performancës në “Future Stars Now” në VMA-s do të performojë sërish në hapjen e eventit të ndarjes së çmimeve EMA 2021.