Hapësire reklamuese

Të famshmit që po kontribuojnë për ukrainasit !

Shumë të famshëm po përpiqen të japin kontributin e tyre ndaj Ukrainës, e cila po bombardohet nga forcat ruse.

Njëri prej tyre është edhe aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio. Ai ka dhuruar 10 milionë dollarë. DiCaprio mësohet se ka rrënjë ukrainase pasi gjyshja e tij, Helena, ka lindur në Odessa në jug të Ukrainës, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917.  Leonardo, i rritur nga nëna e tij, Irmelin dhe gjyshja, u shoqërua nga të dyja në premierat e filmave të tij si “Titanic” dhe “The Man In The Iron Mask”.

Donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga “Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit”, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore.

Përveç Leonardos, edhe disa aktorë dhe regjisorë të tjerë kanë shprehur mbështetje ndaj Ukrainës në mes të krizës. Ryan Reynolds dhe Blake Lively morën pjesë në një mbledhje fondesh për vendin dhe premtuan dhurimin e dyfishtë të shumës që do të mblidhet.

Aktorja e lindur në Ukrainë, Mila Kunis dhe bashkëshorti Ashton Kutcher po bashkëpunojnë së bashku për t’ju dalë në ndihmë shtetasve ukrainas. Objektivi i dy aktorëve është që të arrijnë shumën prej 30 milionë dollarësh (27.4 milionë euro) për t’u dalë në ndihmë njerëzve të larguar nga Ukraina. Me ndihmën e fushatës GoFundMe, ata nisën grumbullimin e mjeteve për ta ndihmuar vendin e sulmuar nga Rusia, ndërsa tashmë kanë mbledhur më shumë se gjysmën e shumës që e kishin caktuar si objektiv.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM