Taylor Swift thyen dy rekorde të Spotify brenda një dite me publikimin e “Red” (Taylor’s Version).

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Spotify ka deklaruar se Taylor Swift theu dy rekorde të premten, ditën që doli albumi “Red (Versioni Taylor)”. Njëri është rekordi për albumin më të dëgjuar në një ditë nga një artiste femër në historinë e Spotify.
“Red (Versioni i Taylor)” e arriti këtë duke marrë mbi 90.8 milionë ‘streams’  që në ditën e parë.

Taylor Swift ka publikuar së fundmi një version të ri-regjistruar të albumit të saj hit të vitit 2012, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rimarrë kontrollin mbi materialin e saj, pasi të drejtat u fituan në mënyrë të diskutueshme dhe më vonë u shitën nga Skuter Braun pa pëlqimin e saj. Brenda pak orëve nga publikimi, “Red” u ngjit në krye të kualifikimit të albumeve të iTunes në SHBA dhe videot individuale të teksteve për disa nga këngët, duke përfshirë një version 10 minuta të “All Too Well”, kishin arritur qindra mijëra shikime në YouTube.

Me këtë arritje, Swift kalon rekordin e saj të mbajtur më parë me albumin e vitit 2020 “Folklore”, i cili në ditën e tij të parë kishte 80.6 milionë transmetime. Gjithashtu, me publikimin e “Red” (Versioni Taylor) ditën e premte, Swift u bë artistja më e transmetuar në një ditë në historinë e Spotify, me më shumë se 122.9 milionë transmetime. Swift aktualisht ka mbi 47 milionë dëgjues mujor në Spotify.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL