Taylor Swift është paditur për shkeljen e të drejtave të autorit të këngës së saj hit të vitit 2014, “Shake It Off”. Në vitin 2017 kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler akuzuan Swift-in për shkelje të këngës së tyre të vitit 2001 “Playas Gon’ Play”, të publikuar nga grupi 3LW.
Edhe pse këngët nuk tingëllojnë të ngjashme, ka pjesë në tekst pothuajse identike. Kënga e 3LW përfshin tekstin “playas, they gonna play” dhe “haters, they gonna hate”.
Në refrenin e “Shake It Off” Swift këndon gjithashtu, “Cause the players gonna play, play, play/And the haters gonna hate, hate, hate..” Edhe pse gjykatësi i qarkut të SHBA Michael W. Fitzgerald vendosi se kishte mjaft “ngjashmëri objektive” në të dyja këngët për ta çuar atë në një juri, gjykatësi Fitzgerald gjithashtu pranoi se kishte “disa dallime të dukshme” midis dy këngëve. Përveç teksteve në refren, këngët nuk tingëllojnë asgjë njësoj. Kënga e 3LW është një këngë e qetë RnB, pop fusion me një ritëm të qetë të stilit hip-hop të viteve 2000. Ndërkohë, “Shake It Off” është një melodi energjike dhe jashtëzakonisht tërheqëse dance-pop nga Taylor Swift, e udhëhequr nga një saksofon.
Çështja do të shkojë në një gjyq, por ende nuk është caktuar një datë. Peter Anderson, i cili po përfaqëson Swift në padi, nuk e komentoi çështjen.
3LW ndërkohë reagoi në rrjetet sociale duke sqaruar se ato nuk qëndrojnë pas padisë dhe u kërkoi fansave të Swift të ndalonin së drejtuari zemërimin e tyre ndaj grupit.
Kohët e fundit më 12 nëntor Swift publikoi albumin “Red” (Versioni Taylor) i cili pati sukses të menjëhershëm. Në fakt, versioni i saj dhjetë minuta i këngës “All Too Well” ka thyer rekordin për këngën më të gjatë hit, renditur në vendin nr1, të mbajtur më parë nga kënga nëntë minutëshe e Don Mclean “American Pie”. Në Red (Versioni Taylor), ajo gjithashtu ka bashkëpunuar me artistë të tillë si Phoebe Bridgers për këngën “Nothing New”.