Sukseset e Adele pas publikimit të “30”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Pas rikthimit të saj të bujshëm këtë vit këngëtarja e njohur Adele pati një sërë suksesesh dhe arriti të fitonte shuma marramendëse. Adele e cila është 15 herë fituese e Grammy , e njohur në mbarë botën për këngët e saj të ndjera që bëjnë për vete miliona dëgjues po bëhet çdo herë edhe më e pasur pas publikimit të këngëve të saj, ashtu si me këngën e saj më të fundit “Easy On Me”, e cila shkoi menjëherë në krye të top-listave. Albumi i saj i fundit, ‘30’, arriti vendin e parë në shumë vende të botës duke dëshmuar se edhe pas më shumë se një dekade mungese në skenë ajo mbetet sërish një ikonë e muzikës.

Tashmë është njoftuar se 33-vjeçarja do të performonte dy shfaqje çdo fundjavë nga 21 janari deri më 16 prill në Koloseun në hotelin “Caesars Palace”. Sipas Billboard, kantautorja mendohet të ketë gjeneruar më shumë se 50 milionë dollarë nga shitjet e biletave, që thuhet se mesatarisht është më shumë se 2 milionë dollarë për shfaqje.

Adele është kaq e suksesshme, saqë është e vështirë të besohet se ka nxjerrë vetëm katër albume nga viti 2008 deri në vitin 2021. Ajo ka arritur suksese dhe ka thyer rekorde. Me çdo publikim të ri, ajo rrit fitimet e saj totale në tabelë, shitjet, transmetimet dhe vlerën neto.

Aktualisht Adele ka një pasuri prej 220 milionë dollarë dhe i gjithë ky fitim i merituar ka ardhur pasi ajo i është përqendruar tërësisht muzikës dhe ka fituar pothuajse të gjithë pasurinë nga shkrimi dhe regjistrimi i muzikës origjinale dhe luajtja e saj live për miliona njerëz në mbarë botën.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL