Hapësire reklamuese

Stormzy ka konfirmuar se albumi i tij i ri do të publikohet brenda këtij viti.

Reperi i njohur ka nisur turneun e tij “Heavy is the Head” në Mbretërinë e Bashkuar. Në natën e parë të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ai dha lajmin e rëndësishëm se një album i tretë do të publikohet brenda këtij viti. Stormzy sapo ka shpallur albumin e tij të tretë teksa performonte në shfaqjen e parë të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë 2022. Ndërsa performonte në skenë u shfaq një video që tregonte pamjet e Stormzy në studio duke regjistruar LP-në e tij të re, ku në fund shfaqej një pamje ku shkruhej: “Albumi 3 po vjen. 2022.”

Një deklaratë për shtyp shpjegoi se porositë paraprake për albumin mund të merren fillimisht për ata që marrin pjesë në turneun “Heavy Is The Head” të Stormzy në Mbretërinë e Bashkuar, si një gjest personal mirënjohjeje për fansat e tij besnikë dhe mbështetës, të cilët kanë pritur gati dy vjet për shfaqjet në Mbretërinë e Bashkuar.”

Krijuesi i hitit të ‘Vossi Bop’ tha në një video të transmetuar gjatë setit të tij: “Ky është albumi i ëndrrave të mia. Ky album është më i thellë nga sa mund ta imagjinonte njeri. Jam i lirë.”

Turneu i tij i planifikuar fillimisht për vitin 2019, u shty për shkak të pandemisë COVID-19. Turneu vazhdoi në Metro Radio Arena të Newcastle këtë të martë më datë 15 dhe përfshin tre netë radhazi në arenën O2 të Londrës, përpara se të përfundojë në The SSE Hydro të Glasgow më 4 prill.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM