Për të gjithë njerëzit të cilët ende nuk kanë dëgjuar për: “Squid Game”, të cilët duhet të jenë një numër shumë i pakët, seriali Squid Game është kthyer në një nga serialet më të ndjekur në Netflix.Në më pak se katër javë, seriali Korean është kthyer në serialin më të shikuar ndonjëherë dhe numëron 111 milionë fansa deri më tani. Për sa i takon ngjarjeve në këtë serial Korean, 456 konkurrentë të dëshpëruar konkurojnë me njeri-tjetrin në një sfidë tepër misterioze dhe vdekjeprurëse e cila përfshin raunde të shumta nga lojërat e vjetra të fëmijërisë. Lajmi i mirë në këtë sfidë për konkurentët është se nëse ata arrijnë të fitojnë, mund të marrin 36 milionë dollarë, me anë të të cilave mund të paguajnë borxhet e tyre.Ndërsa lajmi i keq për konkurentët e sfidës është se në rast se lojtari humb, do t’i kushtojë jetën. Regjizori i këtij seriali nënjë interviste ështëshprehur se:Squid Game është një nga lojërat më agresive të fëmijërisë të cilën ai e ka luajtur në rrugicat e zonës ku ai banonte kur ishte fëmijë, ndaj dhe e pëlqen më shumë. Sipas tij ky serial pasqyron më së miri shoqërinë konkuruese në të cilën jetojmë sot, ndaj ka zgjedhur titullin “Squid Game”.
Ky serial transmeton te të gjithë shikuesit mësime shumë të rëndësishme në jetë si:
- Mos i nxitoni gjerat. Cdo gjë do të bjerë vetë në vendin e vet.
- Nëse dëshiron të fitosh në jetë, duhet të mesosh të degjosh.
- Jeta është e shkurter, argëtohu!
- Ji i sinqertë dhe kurrë mos i tradhëto miqtë e tu.
- Gjithmonë mbaji premtimet qe jep.
- Paraja nuk është cdo gjë!
Përpos mësimeve të rëndesishme të jetës qe ky serial përcjell tek shikuesit, ka dicka shqetësuese për prinderit e fëmijëve që janë nën 15 vjec. Shumë shkolla nëpër botë kanë paralajmëruar prindërit të mos i lejojnë fëmijët që të ndjekin këtë serial sepse është një serial që përfshin skena dhune, ku femijet inspirohen për ti imituar më pas, gjë që nuk është aspak e duhur në formimin e as në edukimin e tyre.