SoundCloud prezanton projektin më të ri “PLAYERONE”, një turne FORTNITE live në Twitch.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ndërlidhja e biznesit të muzikes dhe atij te videolojrave ka qenë një nga temat më të diskutuara muajt e fundit nga MBW (Music Bussiness Worldwide). Vetëm muajin e kaluar, koorporata amerikane Sony lancoi filialin e saj  të ri, Sony Immersive Music Studios duke zbuluar për publikun projektin e parë i cili u përshkrua si një eksperiencë gjithëpërfshirëse e lojës epike FORTNITE.
Ndërkohë, platforma Twitch, e cila zotërohet nga Amazon dhe eshtë e njohur për lidhjen e saj të ngushtë me videolojrat , kohët e fundit ka bërë përpjekje për tu angazhuar në biznesin muzikor duke krijuar një Drejtori Muzikore dhe duke rekrutuar një sërë artistësh në Amerikën Veriore.

Dita e sotshme sjell lajme të reja rreth këtij bashkëpunimi: SoundCloud do të lancoje një turne live i cili do të mbajë emrin: PLAYERONE.
Projekti, i cili do të drejtohet nga komentatori Esports Javier “MonsterDface” Collazo dhe reperi Rico Nasty do të sjellë 8 artistë të SouldCloud të cilët do të “ndeshen” me njëri tjetrin në një loje FORTNITE të cilën publiku do të ketë mundësi ta ndjekë LIVE.

Eventi do të transmetohet në kanalin e platformës TWITCH dhe në faqen e saj në FACEBOOK në 18 Shkurt në oren 8:00 -11:00 të mbrëmjes dhe do të përfshijë edhe një performancë live të Rico Nasty në pushimin midis 2 pjesëve të lojës.

Sipas SoundCloud, 49% e dëgjuesëve e identifikojnë veten si lojtarë të videolojrave dhe platforma pretendon të krijojë një eksperiencë e cila do të mundësojë që yjet e muzikes në SouldCloud të ndërtojnë marrëdhënie reale me fansat e tyre.

Erika Leone, e cila është ZV.drejtorja e SouldCloud është shprehur se në kohët e sotme, ku pandemia na e ka bërë më të vështirë takimin ballë për ballë, është e rëndësishme që platformat të gjejnë mundësi të reja për të lidhur njerëzit në mbarë boten. “Me kaq shumë ndjekës dhe artistë të cilet janë të lidhur ngushtë me kulturën e videolojrave, kishte ardhur momenti që SouldCloud të përfshihej në këtë industri për të krijuar një urë interesante dhe dinamike midis muzikantëve dhe fansave të tyre”-  ka përfunduar ajo.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL