Ishte vetë reperi Snoop Dogg ai i cili njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me grupin e njohur korean BTS. Gjatë podcastit Mogul Talk reperi tha se ai mori një kërkesë nga grupi BTS që ata dëshironin të bënin një bashkëpunim së bashku. Fillimisht, Snoop nuk ishte në dijeni se sa i madh ishte grupi, por pasi u njoh me ta nuk nguroi të thoshte po. Sipas tij ky bashkëpunim do të jetë një kombinim i mirë i të dyja rrymave, asaj hip hop dhe pop/R&b.
Gjithashtu pa harruar të përmendim pak kohë më parë, anëtari i BTS Suga zbuloi për BBC Radio 1 se grupi i tyre planifikon të zgjerohet më shumë në hip-hop. Tashmë na mbetet të presim se kur do të publikohet bashkëpunimi i tyre.
Snoop Dogg confirms that his next collaboration will be with the BTS group.