Shumë shpejt të gjitha sendet dhe trashëgimia e Tupac Shakur do të vijnë në një ekspozitë .

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet kur reperi, Tupac Shakur u qëllua e si pasojë u nda nga jeta. Vdekja e tij është ende një mister I pazbuluar, e me shumë teori të reja që dalin çdo ditë.

I njohur për këngët “Dear Mama”, “I Get Around”, “Keep Ya Head Up” Tupac Shakur vdiq më 13 shtator 1996, gjashtë ditë pasi u qëllua me armë zjarri në Las Vegas. Ai vdiq disa ditë pasi u qëllua në një makinë kur udhëtonte me themeluesin e Death Row Records, Suge Knight, pas një beteje me Mike Tyson në MGM Grand.

Mediat e huaja kanë raportuar se do të hapet së shpejti një ekspozitë për reperin e ndjerë.

Tekstet e shkruara me dorë të Tupac Shakur nga këngët klasike si “California Love” dhe “Dear Mama” së bashku me galeritë që i bëjnë homazh nënës së tij të ndjerë janë ndër karakteristikat e kësaj ekspozite turistike muzeale që do të mbahet më 21 janar në Los Angeles. Ekspozita që do te mbahet në një ambient prej 20,000 metrash katrorë do të shfaqë muzikën, poezinë, veshjet, udhëtimin e aktivizmit dhe sende të tjera të reperit. Kjo ekspozitë është gjithashtu një përzierje e artit bashkëkohor dhe teknologjisë gjithashtu. 

“Ka mijëra copa letre, copa letre të shkruara me dorë që janë gjithçka, nga tekstet e tij deri te të gjitha këngët dhe poezitë që ju i dini, e deri te një listë ushqimore për një festë ditëlindjeje.”- tha Arron Saxe, kryetar i Kinfolk Management & Media, e cila po punon me pasurinë e Shakurit. 

Një nga galeritë do t’i kushtohet nënës së ndjerë të reperit, Afeni Shakur, e cila vdiq në vitin 2016. 

Gjithashtu mësohet se makina e tipit BMW me vit prodhimi 1996 në të cilën Tupac u qëllua dhe u vra ndërsa po largohej nga MGM Grand në Las Vegas, është përsëri në treg.

Makina e cila ishte regjistruar fillimisht nën “Death Row Records” tani po shitet nga “Celebrity Cars Las Vegas” për 1.75 milion dollarë. Ndërsa BMW-ja e zezë e reperit të ndjerë u shfaq në serialin “Pawn Stars” në vitin 2018 me një çmim të kërkuar prej 1.5 milion dollar. Këto e të gjitha sendet e tij pritet të vijnë në një ekspozitë në datën 21 janar.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL