Shënimet e Dj Avicii së shpejti në një libër .

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Dj i njohur Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, vrau veten në 20 prill të vitit 2018 në moshën 28 ​​vjeçare. Vdekja e dj të njohur suedez erdhi gati dy vjet pasi ai njoftoi tërheqjen e tij nga turneu, duke shpjeguar për stresin, shëndetin e dobët mendor dhe problemet e tjera shëndetësore kronike që kishte në atë kohë. 

Shkrimet e tij të fundit në ditar, ku përfshihen detaje të jetës së tij, problemet që kishte me alkoolin, substancat narkotike, koha e rehabilitimit e shumë të tjera të shkruara para vetëvrasjes së tij, do të botohen në librin e ardhshëm të Måns Mosesson, i cili do të titullohet  “Tim – Biografia Zyrtare e Avicii-t”. 

Avicii mësohet se ka kaluar kohë në qendrën e rehabilitimit në Ibiza Calm në vitin 2015 pas ndërhyrjes së familjes së tij. Ndërsa ishte atje, ai shkroi për dhimbjen e tij dhe la pas shumë shënime.  Një ndër to ishte: “Duhej të më shpjegohej në mënyrë shumë logjike dhe troç, që të kuptoja vërtet natyrën e saj dhe se si po më dëmtonte. Oh, dhimbje. Pse kam dhimbje tani? Ndjenjë e pakëndshme. Tim i së ardhmes përballet me dhimbjen. Timi i së ardhmes përballet me dhimbjen më mirë sesa Timi i tanishëm, sepse tashmë ka shumë dhimbje aktuale më urgjente për t’u trajtuar.” 

Ky shënim në ditarin e tij dhe shumë të tjera priten të publikohen në librin e ardhshëm, këtë muaj me 18 janar.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL