Selena Gomez konfirmon se është duke punuar në albumin e saj të ri.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Gjatë një episodi të podcast-it të Deadline’s Crew Call, këngëtarja Selena Gomez zbuloi se aktualisht ndodhet në Los Angeles për të punuar në një album të ri, ndonëse nuk dha të tjera detaje shtesë rreth publikimit të albumit të saj të ardhshëm.

Albumi i ri i Selenës do të pasojë albumin e saj të vitit 2020 “Rare”,  i cili arriti kulmin e suksesit në vendin e parë në tabelën Billboard 200 – dhe  versionin e saj në gjuhën spanjolle “Revelación” të vitit 2021. 

Për promovimin e albumit të ardhshëm përmes një turi, Selena u shpreh duke thënë se: “Unë jam e hapur për një turne, një mijë për qind, por padyshim që kam detyrime dhe gjëra që dua të bëj, kështu që kur të vijë koha… Nuk është në krye të listës sime të prioriteteve.”

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim lajme të reja nga këngëtarja mbi publikimin e albumit të ri.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL