Këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë, ndaj ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale. Këtë lajm e ndau në një poscast të TaTaTu “Giving Back Generation”. Selena Gomez teksa sheh motrën e saj 8-vjeçare Gracie Teefey duke u rritur e bëri atë të mendojë se tashmë dëshiron të bëhet prind.
“Në thelb duhet ta shikoj këtë person të vogël të rritet. Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam.”
Nuk është hera e parë që Gomez flet për planet për të pasur familje.
Gjithashtu së fundmi këngëtarja e hitit Good For You u pa në bordin e një varke me miqtë e saj më të ngushtë si dhe producentin italo-kanadez Andrea Iervolino, me të cilin përflitet se mund të jetë në një lidhje.