Sean Combs jo vetëm producent ekzekutiv por edhe prezantues në Billboard Music Awards 2022.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Një prej eventeve më të rëndësishme muzikore “Billboard Music Awards” pasi ka shpallur nominimet e artistëve për këtë vit ka përzgjedhur edhe prezantuesin e eventit. Këtë vit “Billboad Music Awards 2022” do të drejtohet nga reperi i njohur Sean Combs. Sean nuk është i huaj në skenën e Billboard Music Awards, pasi ka fituar trofe në 1997 për artistin më të mirë rap dhe këngën më të mirë rap (“I’ll Be Missing You”).Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ku ka njoftuar se veçse prezantues, ai do të jetë edhe producent ekzekutiv i eventit që do të zhvillohet më 15 maj në Las Vegas.

Të nominuarit e këtij viti përfshijnë artistë të ndryshëm si The Weeknd, Doja Cat, Olivia Rodrigo, Drake, Taylor Swift, Kanye West, Justin Bieber dhe shumë të tjerë. Çmimet bazohen në periudhën kohore midis 10 prillit 2021 dhe 26 majit 2022. Ato përcaktohen nga ndërveprimet kryesore të fansave me muzikën, duke përfshirë shitjet e albumeve dhe këngëve dixhitale, transmetimet në radio dhe angazhimin social.

 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL