Hapësire reklamuese

Së shpejti një dokumentar për rikthimin e Rihanna-s në muzikë.

Rihanna ka nënshkruar një marrëveshje shumë milionëshe me Apple TV+ për të prodhuar një dokumentar që tregon rikthimin e saj në skenë. Sipas mediave thuhet se ajo nënshkroi një pakt me kompaninë pas rishfaqjes së saj në top lista muajin e kaluar me këngën e saj “Lift Me Up “from the Black Panther; Wakanda Forever. 

“Ka një kuriozitet të madh për gjithçka që ka të bëjë me Rihanna-n. Veçanërisht pasi ky do të jetë rikthimi i saj kryesor në skenë për herë të parë në vite”, tha një burim i industrisë muzikore për publikimin. “Rihanna është një forcë masive për t’u llogaritur kur bëhet fjalë për muzikën dhe kështu Apple ka paguar miliona.”

Burimi për mediat u shpreh duke thënë se dokumentari do të regjistrohet gjatë provave dhe takimeve në prag të Super Bowl. Ky dokumentar do të pasqyrojë se si është jeta e saj në të vërtetë tani që po rikthehet jo vetëm si një këngëtare e suksesshme por edhe si një nënë e re. 

Këngëtarja foli për performancën  e saj të rikthimit  para shfaqjes së saj Savage X Fenty Show Vol. 4, duke theksuar se: “Nëse do të lë fëmijën tim, do ta lë fëmijën tim për diçka të veçantë”, tha ajo. “Ishte tani ose kurrë për mua.”

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM