“Love Goes” ishte projekti i fundit që në vitin 2020 që kemi dëgjuar nga ke4ngëtari i njohur Sam Smith. Tashmë për të gjithë fansat e tij të cilët mezi e presin këtë lajm, Sam mësohet se ka nisur regjistrimin e një albumi të ri i cili thuhet se do të vijë surprize për fansat.
Një burim për mediat tha se: “Sam është rikthyer në studio dhe po shijon përsëri procesin krijues. Të qenit në mbyllje siguroi kohën dhe hapësirën për të provuar tinguj të rinj dhe ndoshta do të befasojë fansat.”
Gjithashtu u tha se krijuesi i hitit “Stay With Me” ka qenë duke regjistruar në Los Angeles dhe po planifikon të publikojë albumin e tij brenda këtij viti por ende nuk ka një lajm për një datë ekzakte.
Ashtu si çdo herë Sam në albumin e tij, do t’i përmbahet stilit të tij tradicional të shkrimit të teksteve dhe do të përfshijë disa “balada klasike” duke u mbështetur në përvojat e tij personale. Sam është i njohur për frymëzimin nga rrethanat personale që e kanë ndihmuar në shkrimin e këngëve dhe më së shumti nga romancat e tij të shkurtra.