Në vitin 2021, Olivia Rodrigo publikoi këngën e saj të parë origjinale – “Drivers License”. Që atëherë, Rodrigo u bë një artiste e nominuar për çmimet Grammy dhe u njoh më së shumti për albumin e saj Sour dhe videoklipin “Good 4 U”. Një pjesë e asaj që i dha Rodrigos vetëbesim në shkrimin e teksteve të saj, tha ajo gjatë një interviste, ishte suksesi i “Drivers License”.
Drivers License e ndihmoi Olivia Rodrigo të mësonte se çfarë e bën të veçantë shkrimin e këngëve të saj. Si një nga këngët e saj të para origjinale, “Drivers License” shfaqi stilin unik të shkrimit të këngëve të Rodrigo.
“Mendova, në të vërtetë, kur doli Drivers License dhe kur ajo, e dini, filloi të ishte vërtet e suksesshme, mendova se do të shpërqëndrohesha për shkrimet e mia dhe do të thosha, ‘Oh jo kurrë nuk do të shkruaj diçka aq të mirë sa “drivers license” dhe do të shqetësohem për gjithçka”, tha Rodrigo gjatë një interviste për MTV News.
“Por në të vërtetë mendoj se më dha shumë besim në zërin tim dhe në atë që e bën të veçantë shkrimin tim të këngëve, vazhdoi ajo. Mes shumë sukseseve që ka patur “Sour” dhe “Drivers License” fituan disa nominime për çmimet Grammy.
Të famshëm si Taylor Swift ndanë mbështetjen e tyre për të, si dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e ftoi Rodrigon gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë për të promovuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave. Albumi më i transmetuar i vitit 2021, sipas platformës muzikore Spotify, është Olivia Rodrigo’s Sour. Rodrigo gjithashtu fitoi disa çmime dhe nominime në MTV Music Video Awards, më vonë duke marrë njohje nga Grammy Awards. Sour fitoi nominime në kategoritë “Albumi më i mirë vokal pop” dhe “Albumi i vitit”. Rodrigo mori nominimin për Artisten më të mirë të re. “Drivers License” rrëmbeu disa nominime për Grammy, ku përfshihen nominimet për këngën e vitit dhe performancën më të mirë solo pop.