Hapësire reklamuese

Rikthehet Festivali i filmit në Kanë.

Ka nisur zyrtarisht festivali i filmit në Kanë, i cili do të zgjasë deri në datën 28 maj. Këtë vit Eva Longoria, Lashana Lynch dhe Julianne Moore janë vënë në prezantim në tapetin e kuq ku kanë përcjellë yjet në ceremoninë e hapjes se edicionit të 75-të të këtij festivali. Festivali u anullua në 2020-tën për shkak të masave të rrepta kundër pandemisë së Covid 19, por tapeti i kuq  i këtij edicioni shkëlqeu sërish. Në garë janë filma nga të pesë kontinentet, autorë e regjisorë të huaj. 

Ndër premierat e dhëna janë “Top Gun: Maverick” (me protagonist Tom Cruise) dhe Elvis (me Austin Butler), si dhe 21 filma të tjerë rë cilët konkurojnë për çmimin prestigjioz të Festivalit, “Palmën e Artë”.

Gjithashtu në një deklaratë të lëshuar nga organizatorët së fundmi u tha se Festivali i Kanës dëshiron të japë të gjithë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës, duke mbajtur qëndrim për luftën në Ukrainë dhe duke  ndaluar delegacionet ruse në edicionin e tij të 75-të.

Festivali i filmit në Kanë zgjat 11 ditë, e do të përfundojë me mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve, më 28 maj.  

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM