Rikthehet Aaliyah në një bashkëpunim me The Weekend.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Njëzet vjet pas vdekjes së saj, Aaliyah mbetet ende një ikonë e muzikës si kurrë më parë. Aaliyah vdiq në moshën 22 vjeçare tragjikisht në një aksident avioni më 25 gusht të vitit 2001.

Në fillim të këtij viti, ish-labeli Blackground Records i Aaliyah, i cili u themelua nga xhaxhai i saj Barry Hankerson, njoftoi planet për të nxjerrë të gjithë projektet e papublikuara të këngëtares në platformat e transmetimit të muzikës si pjesë e një partneriteti të ri me labelin e pavarur.

Xhaxhai i Aaliyah, themeluesi i Blackground Records, Barry Hankerson, njoftoi planet për të nxjerrë një album të ri nga Aaliyah me shumë bashkëpunime me disa prej artistëve më në zë të momentit, si Drake, Future, Ne-Yo, Chris Brown, Snoop Dogg dhe Timbaland.

Kënga më e re nga Aaliyah është publikuar. Publikimi i “Poison” vjen në bashkëpunim me këngëtarin e njohur The Weekend. Gjithashtu pjesa tjetër e albumit të saj pritet që të lancohet gjatë vitit 2022, së bashku me bashkëpunimet të cilat priten të jenë një sukses i vërtetë.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL