Hapësire reklamuese

Rihanna rikthehet në skenë!

Rihanna u largua nga industria e muzikës duke u kthyer në një sipërmarrëse.
Në vitin 2017, ajo themeloi një kompani kozmetike të quajtur “Fenty Beauty”.
Pasi marka e saj fitoi emër, Rihanna erdhi me ”Fenty Skin”, një linjë për kujdesin e lëkurës për të plotësuar biznesin e saj.

Pas kësaj, Rihanna filloi të shiste të brendshme me “Savage X Fenty”.
Sipas raportimeve, pas këtyre kompanive Rihanna u bë gruaja më e pasur në industrinë e muzikës. Prej 5 muajsh ajo gjithashtu solli në jetë fëmijën e saj të parë. Si një nënë e dedikuar familjes së saj dhe një femër e suksesshme në biznes, Rihanna pati një shkëputje nga muzika të cilën të gjithë fansat e saj e ndjenë.

Mirëpo duket se këngëtarja do të rikthehet fuqishëm vitin e ardhshëm. Në një postim të bërë nga vetë ajo ka lajmëruar do të këndojë në Super Bowl Halftime 2023.

Pikërisht ashtu siç e kërkon tradita, në pushimin e lojës, çdo vit ngjitet për të performuar në skenën gjigante një këngëtare. Me përjashtim të vitit 2020, kur në skenë u ngjitën dy këngëtare,  Shakira dhe J.Lo, si përfaqësuese të rrymës latine.

Tashmë është rradha e Ririt të rikthehet në skenë, rikthim të cilin të gjithë mezi po e presin. 

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM