Këngëtarja e njohur Rihanna së fundmi ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj A$AP Rocky. Ndonësë është ne pritje të fëmjës së saj të parë ajo ka njoftuar se nuk do të heqë dorë nga të bërit muzikë.
Gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” ajo u shpreh duke thënë se :”Epo, po… Ju ende do të merrni muzikë nga unë.”
Krijuesja e hitit “Rude Boy” këmbënguli se ajo është “gjithmonë” duke punuar në muzikën e saj dhe pavarësisht lutjeve të fansave që ajo të ndajë materialin e saj të fundit, ajo dëshiron të presë derisa të jetë plotësisht e kënaqur nga puna.
Ajo tha: “Unë jam gjithmonë duke punuar për muzikë të re. Vetëm për shkak se nuk kam publikuar një album prej disa vitesh nuk do të thotë se nuk kam punuar për të. Unë nuk do të nxjerr vetëm muzikën sepse njerëzit e dëshirojnë atë.
Rihanna gjithashtu ka patur sukses si aktore gjatë viteve të fundit por nuk ngelet pas dhe suksesi me markat e saj “Fenty”, ku theksoi se çdo gjë për të cilën po punon duhet të jetë diçka në të cilën ajo beson vërtet. Më tej duke shpjeguar Rihanna tha se: “Për mua çdo gjë ka të bëjë me arritjen e përsosmërisë. Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk do të nxjerr një album për hir të tij ose nuk do të bëj një film për hir të tij ose një bashkëpunim në modë për hir të tij. Unë duhet të besoj në atë.”
Albumi i fundit që këngëtarja ka publikuar është albumi “ANTI” në vitin 2016.