Rihanna mori pjesë në shpalljen e republikës dhe ceremoninë e inaugurimit të Mason, në qytetin e saj të lindjes Bridgetown, më 30 nëntor. Si pjesë e ceremonisë, kryeministrja Mia Mottley i dha nderin e Heroit Kombëtar të Barbados këngëtares dhe sipërmarrëses së famshme RIhanna ku emri i saj i vërtetë është Robyn Rihanna Fenty.
“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i sjellni nder kombit tuaj,” u shpreh kryeministrja Mia Mottley gjatë ceremonisë së nderimit.
Rihanna lindi në Barbados në 1988 dhe u rrit në Bridgetown, ku jetoi derisa u zbulua si talent nga producenti amerikan Evan Rogers kur ishte thjesht një adoleshente dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara për të filluar karrierën e saj.
Në vitin 2008 Rihannes iu dha një rol ambasadori Barbados për kulturën. Një dekadë më vonë në 2018, Rihanna u emërua si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë për vendin e saj, një rol që përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.
Vitin e kaluar, kur qeveria e Barbados njoftoi planet për të “lënë plotësisht” prapa “të kaluarën e tyre koloniale” në 2021 duke u bërë një republikë, fansat me shaka kërkuan që Rihanna të zëvendësonte Mbretëreshën Elizabeth II si kreun e shtetit.
Përsa i përket muzikës Rihhana në shtator u tha fansave që të prisnin publikimin e albumit të saj të nëntë të shumëpritur, vazhdimin e “Anti” nga vitit 2016.
“Nuk do të prisni atë që dëgjoni, thjesht vendoseni në mendjen tuaj. Çfarëdo që dini për Rihanna-n nuk do të jetë ajo që dëgjoni”, tha këngëtarja për mediat ndërsa promovonte shfaqjen e saj të fundit Savage X Fenty.
“Unë jam vërtet duke eksperimentuar dhe muzika është si moda, duhet të jesh në gjendje të luash, unë duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua dhe e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Pra, po argëtohem dhe kjo do të jetë krejtësisht ndryshe,” u shpreh ajo.
Gjithashtu është mësuar se pas nderimit me çmimin si heroina kombëtare e Barbados ne media po përflitet se Rihanna se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj aktual A$ap Rocky.
Burimet mediatike thonë se barku i saj i rrumbullaksour është vënë re kur ajo po dilte nga avioni privat me të cilin mbërriti në Barbados. Një tjetër burim zbuloi se punonjësit e saj u njoftuan të mos pinin duhan brenda shtëpisë, pasi ajo synon ta sjellë fëmijën e saj në një “ambient të shëndetshëm”. Ndonëse po përflitet për një shtatëzani të mundshme, Rihanna ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar këto lajme.