Rihanna nderohet me një statujë në Met Gala 2022.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Rihanna e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky, nuk mori pjesë në festën vjetore të modës të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork të hënën mbrëma. Në pamundësi për të qenë pjesë e Met Gala 2022 organizatorët krijuan një skulpturë mermeri në ngjashmërinë e saj në ekspozitën Greko-Romake të Muzeut. Organizatorët ishin kujdesur deri në detaje që ta prezantonin këngëtaren tashmë që është në pritje të ëmbël me barkun e rrumbullakosur dhe jo në një fazë tjetër të jetës së saj. 

Stilisti britanik, Hayden Williams theksoi se edhe pse këngëtarja nuk ishte e pranishe pati një ndikim shumë të madh në ceremoninë e këtij viti. “As nuk ishte e pranishme dhe ende pati një ndikim. Kjo është kaq e lezetshme”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL