Hapësire reklamuese

Rihanna dhuron 15 milionë dollarë për çështjet e ndryshimeve të klimës.

Këngëtarja Rihanna mjaft e suksesshme në karrieren e saj si këngëtare por edhe si biznesmene gjithashtu, ka krijuar fondacionin e saj në vitin 2012, ndërsa gjatë vitit të kaluar ajo u emërua heroinë kombëtare e Barbadosit, me rastin e shpalljes së shtetit republikë. Fondacioni i këngëtares Rihanna mësohet se ka dhuruar së fundmi rreth 15 milionë dollarë për çështjet e ndryshimeve klimatike. Përmes fondacionit të saj “Clara Lionel Foundation”, 33-vjeçarja ka ndarë paratë mes 18 organizatave që punojnë për çështjet klimatike, përfshirë këtu “Climate Justice Alliance” dhe “Movement for Black Lives”.

Justine Lucas, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Clara Lionel tha në një deklaratë për mediat se: “Fatkeqësitë klimatike, të cilat po rriten në frekuencë dhe intensitet, nuk prekin të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë, pasi komunitetet me ngjyrë dhe kombet ishullore përballen me peshën kryesore të ndryshimit të klimës. Në këtë frymë, ne jemi krenarë që po i dhurojmë 15 milionë dollarë për 18 organizata që punojnë për çështjet klimatike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet, në partneritet me lëvizjen #StartSmall, nisma filantropike e Jack Dorsey. Këto grante mbështesin entitete të përqëndruara dhe të udhëhequra nga gratë, të rinjtë, afrikano-amerikanët, indigjenët, njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet LGBTQIA+. Ftojmë të tjerët të bashkohen me ne në ngritjen, financimin dhe mbështetjen e këtyre grupeve dhe të tjerëve që janë në vijën e parë të lëvizjes për drejtësi klimatike.” 

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM