Hapësire reklamuese

Rihanna dhe A$AP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Prej kohësh në media po përflitej për një shtatëzani të mundshme të këngëtares së njohur Rihanna. Krijuesja e hitit Umbrella dhe i dashuri i saj reper A$ap Rocky zbuluan lajmin e shtatzënisë ndërsa ishin për një shëtitje në Harlem, Nju Jork gjatë fundjavës, ku Rihanna tregoi barkun e saj të rrumbullakosur tashmë. 

Pavarësisht temperaturave të ftohta në qytet, këngëtarja zbërtheu pallton e saj rozë duke pozuar me barkun e rrumbullakosur të cilën e kishte stolisur me bizhuteri, duke përfshirë edhe një kryq të madh. 

Ky do të jetë fëmija i parë për Rihanna dhe Rocky, të cilët ishin u lidhën për herë të parë në fillim të vitit 2020. Ata zakonisht e mbajnë lidhjen e tyre private, por reperi i tha revistës GQ vitin e kaluar se këngëtarja barbadiane ishte “e duhura” për të.

Pas lajmit emocionues të shtatzënisë së Rihannës, një numër i miqve dhe fansave të famshëm të çiftit shkuan në rrjetet sociale për të ndarë mesazhe urimi. Ndër ta mund të përmendim reperen Cardi B e cila ka shpërndarë foton e çiftit në Instagram Story dhe ka shkruar “OMG!!!! Urime @balgalriri,” krahas një vargu emoji me zemër të kuqe. Nicki Minaj, Camila Cabello, Zara Larsson, Toni Tone dhe shumë artistë të tjerë e uruan këngëtaren gjithashtu.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM