Reperi i njohur Kanye West tashmë do të njihet si “Ye”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Prej kohësh në media përflitej se reperi i njohur Kanye West , kishte kërkuar që të ndryshonte ligjërisht emrin e tij në “Ye”. Pasi i dërgoi kërkesën e tij gjykatës në Los Anxhelos ,kërkesa u aprovua dhe tashmë reperi ka ndryshuar emrin e tij nga Kanye Omar West në Ye.

Por pse YE? 

Siç shumë prej jush e dinë, Kanye ka ndërruar shumë emra gjatë karrierës së tij si artist por në vazhdim ai dëshiron që të prezantohet e të njihet si YE. Në deklaratën e reperit thuhej se kjo kërkesë për ndryshimin e emrit vinte nga disa arsye personale. Kanye që prej vitit 2018 kur publikoi albumin e tij të titulluar gjithashtu “Ye”, u shpreh në një intervistë se beson se “YE” është fjala më e përdorur në Bibël dhe do të thotë “ti”.Sipas tij ky emër ka një kuptim më të thellë shpirtëror dhe nuk është aq i thjeshtë sa duket.

Pa harruar të përmendim publikimin e albumit më të fundit të reperit një muaj më parë, i cili pati shumë sukses dhe arriti të bëhej albumi i dytë më i transmetuar ndonjëherë në 24 orë ,në platformën Spotify.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL