Publikohet traileri i dolumentarit të Whitney Houston.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Së fundmi është publikuar traileri i parë për dokumentarin e Whitney Houston. Whitney vdiq në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare nga një mbidozë aksidentale . Tshmë “I Wanna Dance with Somebody” do të quhet filmi i cili tregon aktoren Naomi Ackie duke portretizuar këngëtaren e ndjerë. Traileri nis me momentin kur Clive Davis nga Arista Records e zbuloi atë duke kënduar në një klub nate në moshën 19-vjeçare.

“Ëndrra ime? Këndoj këngën që dua të këndoj. Te jem si dëshiroj,” rrëfen Ackie. Klipi tregon gjithashtu rrymat e errëta me të cilat u përball Whitney gjatë gjithë karrierës së saj, si p.sh. përballja me kritikat se muzika e saj nuk ishte “mjaft e zezë”.

“I Wanna Dance with Somebody” është drejtuar nga Stella Meghie dhe me skenar nga Anthony McCarten, vjen në kinema më 21 dhjetor.

“Zëri më i madh i kohës sonë ka një histori edhe më të madhe”, thuhet në përmbledhjen zyrtare të filmit. “Zbuloni Whitney Houston që nuk e keni njohur kurrë.”

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL