Psy vjen me një këngë të re.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Krijuesi i hitit “Gangnam Style” do të publikojë këngën e re të titulluar “Take That”, e cila do të jetë pjesë e albumit të tij të ardhshëm “Psy 9th”. Kënga e re e Psy do të publikohet këtë të premte dhe është shkruar nga këngëtari Suga i cili është pjesë e grupit të njohur korean BTS.

Psy është më i njohur për këngën e tij të suksesshme që u kthye. në një hit ndërkombëtar të vitit 2012 “Gangnam Style”, e cila u pëlqye menjëherë pas publikimit dhe tërhoqi shumë vëmendje për kërcimin energjik të këngëtarit në videoklipin e këngës.

Ai fitoi disa çmime për këngën dhe videoklipin duke përfshirë videon më të mirë në MTV Europe Music Awards, Muzikanti i Vitit në Korean Music Awards dhe çmimin New Media në American Music Awards.

Kënga ishte pjesë në albumin e Psy ‘Psy 6 (Six Rules), Pjesa 1.

Ndërkohë albumi i ri që pritet të sjellë do të jetë albumi i tij i tetë në studio, pas publikimit të këngëve si ‘4X2=8’, ‘Chiljip Psy-da’ dhe ‘PsyFive’.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL