Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i dha të martën yllit të Hollivudit, Johnny Depp, një medalje të artë për “meritat në aktivitetet publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e artit filmik dhe promovimin e Republikës së Serbisë në botë”.
Vuçiq ia dorëzoi medaljen Depp-it në një ceremoni të Ditës së Shtetësisë në kryeqytetin serb dhe gjithashtu nderoi përfaqësuesit politikë të serbëve në Ballkan, ish-luftëtarët në luftën e Kosovës dhe të tjerë. Depp, i cili ka qenë i përfshirë në disa projekte të lidhura me vendin në vitet e fundit, duke përfshirë xhirimet e skenave në Beograd për filmin artistik ‘Minamata’ dhe një rol kryesor në serialin e animuar të prodhuar nga Serbia ‘Puffins Unlimited’, tha se ai ishte krenar që mori çmimin.
“Unë sinqerisht, sinqerisht ju falënderoj, President Vuçiç, dhe këtë medalje të meritës, nëse më jepet nderi të largohem me këtë ju falënderoj që jeni aq i sjellshëm sa për të ma dhuruar mua”, tha Depp.
Depp ishte qendra e polemikave vitin e kaluar kur vendimi i Festivalit të Filmit në San Sebastian të Spanjës për t’i dhënë atij një çmim për arritje të jetës u kritikua nga grupet e të drejtave të grave pasi aktori humbi çështjen e shpifjes kundër një gazete që botoi akuza se ai kishte sulmuar ish-gruan e tij. Johnny Depp gjithashtu u mirëprit përzemërisht në Serbi në vitin 2010 kur ai mori pjesë në festivalin e filmit Kustendorf dhe u takua me presidentin e atëhershëm, Boris Tadic.