Hapësire reklamuese

Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky mban fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Ndër surprizat e mbrëmjes gjatë ndarjes së çmimeve Grammy ishte edhe prania në mënyrë virtuale e presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një video- mesazhi të regjistruar paraprakisht nga një bunker në Kiev. 

 

Udhëheqësi ukrainas përmes fjalimit të tij tejet emocionues dhe prekës dha mesazhin e tij mes sulmeve të vazhdueshme të Rusisë kundër vendit të tij ku u shpreh duke thënë se: 

“Luftë. Çfarë është më e kundërta me muzikën? Heshtja e qyteteve të rrënuara dhe njerëzve të vrarë. 

Fëmijët tanë vizatojnë raketa fluturuese, jo yje që bien nga qielli. Mbi 400 fëmijë janë lënduar dhe 153 fëmijë kanë vdekur dhe nuk do t’i shohim kurrë duke vizatuar. Prindërit tanë janë të lumtur që zgjohen në mëngjes në strehimoret kundër bombave, por janë gjallë. Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jemi sërish bashkë. Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme. Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi. Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetosh. Të duash. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Largoni heshtjen me muzikën tuaj. Tregoni historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet sociale dhe televizion. Por jo heshtje.”

 

Mesazhi i tij ishte pjesë e fushatës “stand up for Ukraine” të global citizen ku u bën thirrje të gjithë njerëzve për tu ndërgjegjësuar në lidhje me luftën në çdo rrjet social dhe televizione. Më tej në përfundim të fjalimit performuan John Legend si dhe tre artistë të tjerë ukrainas të cilët e shoqëruan duke kënduar dhe duke luajtur në piano.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM