Post Malone zbulon detaje të reja rreth albumit të ri.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Pas suksesit në nëntor të vitit të kaluar me bashkëpunimin e The Weeknd “One Right Now”, Post Malone ka zbuluar titullin e albumit të tij të katërt të ardhshëm, “twelve carat toothache”. Albumi i titulluar “twelve carat toothache”, do të pasojë Hollywood’s Bleeding” nga viti 2019 dhe “One Right Now”. Sipas Billboard, albumi i ri i Post Malone do të zgjasë përafërsisht 45 minuta dhe do të jetë albumi i tij më i shkurtër deri më tani. Ai tha se këngët flasin më shumë për mënyrën se si po ndihet ai në këtë moment të jetës, uljet dhe ngritjet, rrëmuja dhe aspekti bipolar i të qenit një nga artistët më të pëlqyer. Puna mbi këtë album ka nisur që prej kohës kur të gjithë ne ishim të karantinuar,  për të cilin ai prej kohësh ka lajmëruar se do t’i suprizojë të gjithë dhe do të jetë albumi më i mirë që njerëzit kanë degjuar ndonjëherë.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL