Është bërë e ditur tashmë se SoundCloud ka mbi 250 milionë artikuj muzikorë dhe jo vetëm në platformën e saj që nga nëntori i vitit 2020 dhe 12 milione artistë dëgjohen në këtë platformë cdo muaj. Pas disa kërkimeve, janë gjetur gjithashtu edhe se kush janë artistët më të famshëm të këtij oazi muzikor, bazuar në reagimet dhe feedback-un e dëgjuesve.
SoundCloud ka publikuar “2020 Playback”, një përmbledhje vjetore e cila nënvizon artistët dhe artikujt më të rëndësishëm të vitit që lam pas.
Këngëtari Pop Smoke është shpallur si ” Artisti më i Mirë i SoundCloud për Vitin 2020″ që tregon se ylli i ndjerë i muzikes që vinte nga Brooklyn ishte shumë i dashur për dëgjuesit të cilët vazhdojnë ta tregojnë këtë edhe pas vdekjes së këngëtarit.
Kjo përmbledhje shpalli edhe shumë tituj të tjerë ndër të cilët mund të përmendim “Këngën më të Mirë ” nga Lil Mosey – Blueberry Faygo e cila u klasifikua si 1 ndër këngët më të mira në Amerikë për vitin 2020 dhe mblodhi plot 54 milionë dëgjime dhe 760,000 pëlqime në SoundCloud.
Lil Mosey publikoi këngën e tij të parë në këtë platformë në vitin 2016 kur ai ishte ende 14 vjec dhe pati një sukses të menjëhershëm me 50,000 klikime.
“Remix më i Mirë” ishte kënga NLE Different Day nga Lil Baby e cila u klikua ne SouldCloud më shumë se 7.9 milionë herë.
Titulli për këngën e cila ka “mbretëruar” më gjatë në platformë ju dha “Still with You” nga BTS e cila u publikua në 5 qershor të vitit të kaluar dhe qëndroi në krye të klasifikimit për 2 javë të njëpasnjëshme.
Po e njëjta këngë mori edhe titullin “The Buzziest Drop” pasi pati reagimin më të madh nga dëgjuesit brenda 1 dite.
Fansat e BTS thyen rekordin e SoundCloud për më shumë komente dhe më shumë pëlqime brenda 24 orëve me mbi 121,981 komente dhe 512,864 pëlqime respektive.
DJ më i Mirë i SoundCloud ishte Rl Grime Halloween IX. Publikuar në 30 tetor, kenga u ripostua më shumë se 5,600 herë dhe u klikua më shumë se 546,000 herë në më pak se një muaj.
Për më tepër, SoundCloud ka raportuar se është parë një rritje me 50% e publikimeve nga marsi në prill dhe artistët publikuan më shumë se 524,734 artikuj muzikorë te cilat lidheshin me pandeminë botërore në një mënyrë ose në një tjetër.
Përvec kësaj, SoundCloud tregon se artikujt muzikorë të cilët lidheshin me levizjen Black Lives Matter u klikuan më shumë se 53.5 milionë herë gjatë vitit 2020.