Hapësire reklamuese

Pas përjashtimit nga Grammy Kanye West heq dorë edhe nga pjesëmarrja në Coachella 2022.

Vetëm dy javë para nisjes së festivalit muzikor Coachella 2022, reperi Kanye West I cili ishte menduar të ishte një prej performuesve kryesorë këtë vit, mësohet se ka hequr dorë dhe ka anuluar pjesëmarrjen e tij. Ende nuk dihet arsyeja se përse Kanye e mori këtë vendim pikërisht dy javë përpara koncertit por thuhet se ka të bëjë me ngjarjet e ndodhura së fundmi dhe përplasjeve që ka patur me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian dhe partnerin e saj të ri Pete Davidson. Burime të afërta të reperit kanë deklaruar për mediat se Kanye e mori këtë vendim pasi ai ka vendosur të trajtohet nga profesionistë të shëndetit mendor. Burime për mediat thanë se: “Kanye po tërhiqet sepse dëshiron të qëndrojë larg syrit të publikut pas gjithë dramës me Kim dhe Pete, ai dëshiron të marrë ndihmë.  Javën e kaluar u tha Kanye i kishte thënë Kim-it se do të tërhiqej nga rrjetet sociale, nuk do të jepte asnjë deklaratë publike dhe do të kërkonte ndihmë.

Së bashku me Kanye West këtë vit performues kryesorë në Coachella do të jenë emra mjaft të njohur si Harry Styles, Billie Eilish dhe Swedish House Mafia. Gjithashtu pas lajmeve të largimit të Kanye, po përflitet se vendi i tij do të zëvendësohet nga këngëtari The Weekend por ende nuk ka asnjë konfirmim.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM