Hapësire reklamuese

Paris Hilton kurorëzon martesën me sipërmarrësin Carter Reum.

Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air. Në ceremoninë e dasmës së saj ishin të ftuar personazhe VIP të njohur si: Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha. Ceremonia do të jetë një event që do të zgjasë tre netë, fillimisht nisi me një pritje në pronën në Bel-Air. Më tej do të vijojë me një tjetër festë karnavalesh të premten në Santa Monica dhe një mbrëmje zyrtare të shtunën. Trashëgimtarja pati disa ndryshime të veshjeve gjatë ditës së saj të veçantë të enjten, siç zbuloi fillimisht se do të bënte në “The Tonight Show”. Hilton u fejua me Reum në muajin shkurt të këtij viti, kur ai i bëri një propozim romantik në një ishull privat, i rrethuar nga familjarët e tyre. Reum, një mik i ngushtë i familjes Hilton, e njihte Parisin që prej 15 vitesh para se të lidheshin për herë të parë në një festë pas “Golden Globes” në janar të vitit 2020.

Jeta ime e re fillon sot…11/11. E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum. – shkruan ajo në një postim zyrar në Instagram ku konfirmoi lajmin duke publikuar disa fotografi para ceremonisë, e veshur fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM