Olivia Rodrigo pati një sukses të jashtëzakonshëm kur publikoi këngën e saj debutuese “Drivers License” rreth më shumë se një vit më parë, dhe më pas përsëri kur publikoi albumin e saj të parë “SOUR”. Për ata që nuk po i kushtonin vëmendje fillimeve të saj në shfaqjen e Disney+ High School Musical: The Musical: The Series, ishte sikur ajo doli nga hiçi dhe u bë e njohur për publikun. Këtë të enjte Rodrigo njoftoi për një projekt të ri që përshkruan rrugëtimin e saj drejt suksesit. Projekti i ardhshëm dokumentar i 18-vjeçares, Olivia Rodrigo: Driving Home 2 U , do të shfaqet ekskluzivisht në Disney+ më 25 mars. Ky dokumentar i saj është drejtuar nga Stacey Lee dhe prodhuar nga Interscope Films dhe Supper Club. Titulli është një referencë për këngën që nisi gjithçka, por gjithashtu reflekton formatin e dokumentarit. Filmi do të përfshijë gjithashtu histori personale të yllit të pop-it, prapaskenat dhe pamjet e pa publikuara kurrë më parë brenda dhe jashtë studios, si dhe intervista intime.
“Kjo është një përvojë unike filmike ku për herë të parë, fansat do të kuptojnë se si lindi albumi i saj dhe pse ishte një udhëtim kaq personal për Olivia,” tha Ayo Davis, presidenti i televizionit të markës Disney, në një deklaratë. “Ky nuk është një film/ koncert në vetvete, por në të vërtetë, një mundësi për të përjetuar drejtpërdrejt se si Olivia Rodrigo u bë një nga yjet më të mëdhenj të industrisë së muzikës dhe një shans për ta parë atë të performojë këngët nga SOUR si kurrë më parë.”