Një e treta e të gjitha klikimeve në Amerikë në 2020 ishin për artistë të rrymës Hip-Hop dhe R&B.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

30% e të gjitha audiove dhe videove të klikuara në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar ishin për artikuj muzikorë të prodhuar nga artistë të rrymes Hip-Hop dhe R&B, sipas statistikave të kompanisë monitoruese MRC së bashku me gjetjet nga Billboard.
Në rastin e kategorisë së videove më të klikuara, këto 2 kategori morën vendin e parë me 33.9% ndërsa për artikujt audio kjo perqindje ishte 30.7%.

Këto shifra nënkuptojnë se kategoria Hip-Hop/ R&B ka rritur influencën e saj në treg me albume të shitura në Amerike për vitin 2020 dhe ketu përfshihen shitjet fizike, ato dixhitale dhe klikimet nga platformat online.

Nga ana tjetër ndryshime pati edhe kategoria Rock e cila pa një rritje në 16.3% të klikimeve duke lën pas kategorinë Pop me 13.1 %.

Kënga më e klikuar si në audio ashtu edhe në video ishte “The Box” nga Roddy Ricch e cila mblodhi më shumë se 920.4 milionë klikime audio dhe 399.2 milionë klikime video.
Kënga e dytë më e klikuar ishte ajo e artistit The Weekend – Blinding Lights me 691.5 milionë klikime e ndjekur nga DaBaby ft Roddy Ricch – Rockstar me 674 milionë klikime.

Viti 2019 së bashku me 10 këngët e tij më të degjuara solli një total prej 6.218 bilion klikimesh ku kënga kryesuese ishte ajo e Lil Nas X – Old Town Road.
Viti që lam pas, pra 2020, dhe 10 këngët e tij më të klikuara patën një rënie në klikime sipas statistikave duke e çuar numrin total në  5.968 bilion.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL