Një ditë pasi Jay-Z hapi llogarinë e tij në Instagram, ai e fshiu atë përsëri.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Reperi është i njohur për faktin se nuk është aktiv në rrjetet sociale, ndaj pati reagime të shumta në media kur ai u shfaq në Instagram këtë javë. Jay-Z fillimisht i qëndroi besnik qasjes së tij minimaliste me një foto të vetme të publikuar, ku postimi i parë i takonte një posteri të ri për filmin e tij “The Harder They Fall”, i cili do të jepet në Netflix të mërkurën. Jay Z në këtë projekt ku luajnë Jonathan Majors, Idris Elba dhe Regina King, ka detyrën e producentit.

“Në emocionin tim, nuk arrita të vlerësoja dhe të pranoja JAZ-O, ai ishte heroi i vendlindjes që e bëri ëndrrën të prekshme. Faleminderit njeri i mirë… ok, më lër ta humbas këtë fjalëkalim edhe për një vit apo më shumë. Faleminderit të gjithëve përsëri, jashtëzakonisht të përulur nga dashuria juaj”, kishte shkruar Jay-Z.

Gjithashtu pasi llogaria e tij shënoi gati dy milionë ndjekës dhe i vetmi person që ai ndiqte ishte gruaja e tij Beyonce, llogaria duket se është fshirë dhe nuk figuron më. Nuk dihet nëse reperi do të rikthehet në Instagram, por llogaria e tij aktualisht rezulton e mbyllur.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL