Ndikimi i grupit “The Beatles” në shoqërinë Amerikane !

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

The Beatles ishin më shumë sesa muzikantë.Ata influencuan mbi një popull të tërë.Beatles mbërritën në Amerikë në shkurt të vitit 1964,duke mos u larguar më kurrë pas këtij viti.

Nuk mundet kurrsesi të hidhet poshtë ndikimi i ” Beatles ” në rrugëtimin e muzikës pop në Amerikë,ashtu si individë të tjerë në historinë e pop-it amerikan,përfshirë Benny Goodman,Frank Sinatra dhe Elvis Presley,të cilēt patēn një ndikim te adoleshentët ku këta të fundit,shprehnin afeksionin ndaj grupeve të mëdha në koncerte dhe shfaqje publike.Por Beatles, njësoj si paraardhësit e tyre ,madje edhe më shumë, kaluan përtej kësaj faze dhe u bënë një forcë kulturore,ku kompozimet dhe sjelljet e tyre po ndryshonin mënyrën se si muzika pop përjetohej nga një numër i madh njerëzish.Muzika e Beatles, e krijuar në një nga periudhat më të trazuara të historisë së Amerikës, reflektoi atë epokë, madje edhe e solli deri në ditët e sotme,ku muzika e tyre mbetet e pëlqyer për çdo brez pasardhës që e zbulon.

Ja katër mënyra se si Beatles ndikuan në SHBA:

1.Beatles zhvilluan videot muzikore

Kur MTV debutoi për herë të parë në vitin 1981,Amerika u bë shteti i parë që kishte një stacion televiziv vetëm për muzikën.Në atë kohë, rrjeti televiziv kishte qëllim shfaqjen e videove muzikore, të cilat pas një farë kohe,do të bëheshin po aq të famshme sa vetë këngët,kur artistët si Michael Jackson dhe Peter Gabriel sollën projekte të reja.Beatles e ndryshuan të gjithë këtë,me filmin e tyre të pare “Nata e një dite të vështirë”.Ky film përmban disa sekuenca ku këngët luhen të plota dhe shërbejnë si shprehje e muzikës, por nuk e zgjasin ngjarjen e filmit.Më e famshmja prej tyre është sekuenca e këngës “Nuk më blen dot dashuri”,ku Beatles shfaqen duke kërcyer përreth një fushe. 

 

  1. Beatles ndryshuan mënyrën se si e përjetojmë muzikën.

Ne jetojmë tani në epokën e shkarkimit të këngëve,ku dëgjuesit kanë më shumë gjasa t’i blejnë në internet,sesa në dyqan dhe kanë më shumë gjasa të blejnë një këngë të suksesshme,sesa një album të tërë.Dikur kënga regjistrohej, publikohej më vete me një shpejtësi luajtje prej 78 ose 45 rrotullimesh në minutë dhe njerëzit,ose e blinin,ose nuk e blinin.Në rast se e blinin pa diskutim që bëhej një sukses.Më Beatles përparonin pasi këngët e tyre ishin gati gjithmonë të suksesshme.Në prill të vitit 1964, pothuajse dy muaj pas mbërritjes në Amerikë,këngët e Beatles zunë pesë pozicionet e para në renditjen e 100 këngëve më të mira të Billboard.

 

  1. Beatles e kthyen rebelizmin në një “trend” tek të rinjtë.

Edhe pse sjellja rebele ka një traditë të vjetër në kulturën amerikane,Beatles u shfaqën në kohën kur kjo nuk ishte përhapur ende mirë duke e kthyer në një trend jo shumë të denjë për ndjekësit e tyre. 

 

  1. Beatles bënë që stilet e flokëve të gjatë te burrat jo vetëm të përhapeshin por edhe të adhuroheshin.

Beatles erdhën për publikun me flokët e tyre të “çrregullt”,ku asokohe shumica e shkrimeve në shtyp merreshin me stilin e tyre të flokëve.Stilet e flokëve të Beatles po ashtu si uniformat e skenës,ishin një produkt i origjinalitetit gjerman dhe vinte nga komuniteti artistik që mbështeti Beatles në Hamburg.Sapo u bë i njohur,ky stil flokësh mori identitet të vetin kur paruke të Beatles nisën të prodhoheshin dhe komedianët në emisionet televizive visheshin si ata për të bërë publikun për të qeshur.Tashmë në 50 albumet më të mira në Billboard,renditet një set albumesh amerikanë të Beatles.Mbi 50 vjet pasi mbërritën në Amerikë,Beatles mund të përjetohen sërish,ashtu siç amerikanët i njohën për herë të parë – me të gjitha këngët të përfshira !

 

Beatles ndryshuan rregullat e muzikës dhe kanë ndikuar në kulturën amerikane më shumë se çdo artist tjetër muzikor në histori.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL