Ndarja e çmimeve Grammy mund të shtyhet sërish këtë vit si shkak i përhapjes së Omicron.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ngjarja më e rëndësishme e vitit, ajo e ndarjes së çmimeve Grammy e cila për të 64-in vit rradhazi ishte planifikuar të mbahej më 31 janar mendohet se mund të shtyhet. Shkak për këtë është përhapja e variantit të ri Omicron në të gjithë botën. 

Ky do të ishte viti i dytë me radhë që Grammy Awards do të shtyhej për shkak të COVID-19. Shfaqja e vitit të kaluar fillimisht ishte caktuar për 31 janar 2021, por më 5 janar 2021, u shty për në 14 mars për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Los Angeles. Në atë kohë, shfaqja u zhvendos gjithashtu nga Staples Center në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit, e cila lejoi më pak grumbullim.Akademia dihet se preferon ta mbajë shfaqjen në një arenë me kapacitet të plotë, pasi ata marrin të ardhura të konsiderueshme nga biletat. Ata do ta humbnin këtë nëse do të zhvillonin një shfaqje të reduktuar si vitin e kaluar dhe nëse data e ndarjes së çmimeve shtyhet, automatikisht do të shtyhen edhe mbrëmjet gala. Një zëdhënës i Akademisë së Regjistrimit theksoi se nuk ishte marrë ende asnjë vendim dhe kërkoi kujdes kundër spekulimeve të paraqitura nga burime të paidentifikuara.

Gjithashtu pa harruar të përmendim, Trevor Noah do të rikthehet si prezantues i çmimeve Grammy 2022, ndërsa nominimet për Grammy të këtij viti u shpallën më 23 nëntor 2021. Jon Batiste numëron 11 nominime, i ndjekur nga Doja Cat, H.E.R. dhe Justin Bieber me nga tetë secili. Ky vit shënon herën e parë që Grammy ka pasur 10 të nominuar në secilën nga kategoritë e tyre të ashtuquajtura Big Four – albumi, kënga e vitit dhe artisti më i mirë i ri.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL